Kreu i Ministrisë së Çështjeve Sociale, Blendi Klosi tha se qeveria do të drejtohet drejt forcimit të arsimit profesional, si e vetmja mënyrë për të rritur punësimin.
“Janë mbi 30 mijë vende të reja pune të ofruara nga biznesi privat gjatë vitit të kaluar. Kemi bërë shumë pak në krahasim me atë që duhet bërë. Zgjidhja dhe çelësi i kësaj pune është kualifikimi dhe arsimi profesional, atë çfarë kërkon biznesi”, deklaroi ministri Klosi.
Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se 17.5 % e popullsisë është e papunë. Ekspertët e zyrave të punës pohojnë se bizneset brenda dhe jashtë vendit kërkojnë forca pune të kualifikuara, çka nuk përputhet me tregun që ofron aktualisht vendi ynë.
Klosi shtoi se gjatë tremujorit të fundit të vitit 2015 janë identifikuar 120 mijë punonjës të cilët punonin në të zezë e që tanimë janë të siguruar.
Top Channel