Etapa e 11 në Rally Dakar, fitojnë Al Attiyah e Antoine Meo

15/01/2016 00:00

Nasser Al Attijah dhe Antuan Meo janë fituesit e etapës së 11 të Rally Dakar në kategoritë e makinave dhe motorëve.

Për makina, kampioni në fuqi i këtij aktivitieti sulmoi që në fillim Peterhansel për të fituar me kohën 4 orë 49 minuta e 16 sekonda. Në vendin e dytë dhe të tretë u pozicionuan dy rivalët e vjetër të Botërorit të Rally, Sebastian Loeb dhe Miko Hirvonen respektivisht me 5 dhe 7 minuta më shumë se Al Attiyah.

Stefan Peterhansel e mbylli etapën në vendin e katërt me 8 minuta më shumë se Al Atijah, megjithatë ai vazhdon të jetë i qetë në krye të renditjes së përgjithshme i shkeputur me 51 minuta nga piloti nga Katari kur kanë mbetur edhe 2 etapa deri në përfundim të aktivitetit. Në vendin e tretë në klasifikim është piloti i Toyotas, De Villiers.

Në kategorinë e motorëve, ai që fitoi ishte francezi Antuan Meo me 5 orë 19 minuta e 8 sekonda, i ndjekur nga australiani Toby Price me 18 sekonda më shumë, ndërsa në vendin e tretë në këtë etapë u pozicionua kiliani Kintanija që la pas Rodriguez, Van Beveren dhe Benavides.

Për t’u theksuar është se portugezi Gonsalves u detyrua të tërhiqej nga Rally Dakar pasi u rrëzua gjatë etapës së 11.

Në klasifikimin e përgjithshëm, Tobi Price është i pari i shkeputue me 35 minuta  nga  Svitko në vendin e dytë, ndërkohë që në të tretin është ngjitur francezi Meo me mbi 43 minuta më shumë se australiani i KTM.

Top Channel