Edukim kundër terrorizmit

14/01/2016 16:00

Rreth 1 vit pas akteve terroriste ndaj redaksisë së “Charlie Hebdo” në Paris, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi gjatë një takimi me temë “Shoqëria e hapur, demokracia dhe edukimi si armë kundër terrorizmit”, theksoi se shqiptarët duhet të vazhdojnë ta kultivojnë bashkjetësën fetare.

“Brezi jonë dhe gjeneratat që do të vijnë nuk duhet ta marrin si një dhuratë, por si një aksion, si një filozofi për të cilën ne duhet të kontribuojmë çdo ditë, sepse është një ekuilibër për të cilin bota kë treguar se është ndër më të vështirët për t’u mbajtur”, deklaroi Klosi.

Nga ana tjetër, rektori i universitetit Hëna e Plotë, Bedër Ferdinand Gjana pohoi se duhet punuar më shumë me brezin e ri, i cili është dhe arma kryesore e terrorizmit.

“Në rrethanat e reja të krijuara është detyra e ne myslimanëve që të tregojmë shembullin e drejtë. Ne duhet të punojmë për të ngritur kuadrin e nevojshëm për identifikimin e të rinjve të rrezikuar dhe mbrojtjen e tyre nga përpjekjet për të gjetur mënyrat vetëshkatërruese. Gjithashtu, rinia jonë duhet të mësohet me përplasjen e mendimeve brenda suazës së mjeteve demokratike”, tha Gjana.

Në këtë panel ishte edhe ambasadori i Francës, Bernard Fitousi, anëtarë të tjerë të trupit diplomatik në Shqipëri dhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA