Milan është në gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe do të duhet një mrekulli për ta ndaluar që kuqezinjtë të mos prekin finalen. Kjo për arsyen se kundërshtari i skuadrës së Mihajlovic është akoma më inferior se Carpi, skuadra me të cilën u përball të mërkurën në mbrëmje.
Pas fitores 2-1 në “San Siro”, tani kuqezinjtë presin fituesin e sfidës Spezia-Alessandria për të kuptuar se kush do të jetë kundërshtari në gjysmëfinale.
Carlos Baça zhbllokoi rezultatin që në minutën e 14, që i shërbyer nga Honda shmangu edhe portierin Brkic për të shënuar me finte në portën e boshatisur. Nuk vonoi shumë dhe kur luhej minuta e 29, Niang i çoi shifrat në 2-0.
Në minutën e 50, Mancosun rikthen frikën në “San Siro” kur shënon për 2-1. Por, deri në fund, kuqezinjtë arritën të ruajnë avantazhin dhe të bëhen skuadra e parë që arrin gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Top Channel