Reshjet shembin dy ura në Kukës, izolohen 50 familje

09/01/2016 12:45

Reshjet e dendura të shiut që kanë goditur të gjithë Qarkun e Kukësit përgjatë 48 orëve të fundit, kanë shkaktuar dëmtimin e 2 urave në Njesine Administrative Golaj, duke izoluar rreth 50 familje të lagjeve Pec, Ngjec dhe Sollahu.

Dëmtimi i këtyre 2 urave ka ndodhur orëve para të mëngjesit të djeshëm duke e bërë të pamundur lidhjen e këtyre 3 lagjeve me rrugën kryesore që i lidh me qytetin e Krumës.

Kreu i bashkisë Has, bashkë me nënprefektin për këtë rreth kanë inspektuar këto dy ura dhe po bëjnë përpjekje për të krijuar një rrugë alternative që 50 familjet të lidhen me qytetin e Krumës.

Sipas nënprefektit për Hasin, përveç këtyre 2 urave janë dëmtuar nga reshjet e dendura 5 shtëpi në Domaj dhe një qytetin e Krumës, ku është bërë evidentimi i dëmeve dhe presin që shumë shpejt të fillojë kompensimi i tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA