Banoret e lagjes “Liri” në qytetin e Fierit, prej disa ditësh janë thuajse të izoluar si pasojë e dëmtimit serioz të rrugëve të brendshme.
Hapja e një kanali për shtrimin e linjeë se 20 k/volt, ka bërë që lëvizja e banorëve në këtë lagje të paralizohet. Autoveturat në disa raste kanë ngecur në baltën e madhe, ndërsa këmbësorët, sidomos të moshuarit dhe fëmijët, e kanë të pamundur të kalojnë.
Rrugët në këtë lagje prej 25 vitesh janë në gjendje të mjeruar. Rruga “Ismet Dertliu” ka një gjatësi prej 800 metrash dhe ndodhet vetëm 30 metra larg pedonales dhe pallateve shumëngjyrëshe në bulevardin kryesor.
Kryetari i Bashkisë së Fierit thotë se rikonstruksioni i këtij segmenti rrugor është futur në projektet që ka ky institucion gjatë vitit 2016.
Dy vjet më parë, banorët e kësaj lagje, një prej lagjeve më të vjetra të qytetit të Fierit, me të ardhurat e tyre shtruan me rërë bituminoze pjesët më të dëmtuara të rrugës.
Top Channel