Përmbytjet, Avokati i Popullit ngre grupe inspektimi

08/01/2016 12:30

Institucioni i Avokatit të Popullit ka ngritur tre grupe pune për të inspektuar nga afër zonat e përmbytura nga reshjet e dendura të shiut.

Avokati Igli Totozani dhe ekspertët e institucionit po monitorojnë masat e marra nga strukturat përgjegjëse në nivel qëndror dhe vendor, si dhe marrjen e ankesave nga ana e qytetarëve.

Vetë kreu i institucionit së bashku me disa ekspertë po kryen inspektime në zonën Rrogozhinë- Lushnjë, grupi i dytë në zonën e Lezhës dhe grupi i tretë po monitoron në zonën Sukth – Shijak.

Pas verifikimeve në terren, Avokati i Popullit do të hartojë dhe rekomandimet përkatëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA