Has, probleme nga përrenjtë; evakuohen disa banesa

08/01/2016 10:10

Edhe zona e Hasit në qarkun e Kukësit është përmbytur nga reshjet e tre ditëve të fundit. Si pasojë e daljes nga shtrati të ujrave të Gurrës së Domajve, disa familje janë evakuuar nga banesat e tyre.

Bashkia Has ka ndërhyrë duke disiplinuar ujrat e përrenjve me thasë rëre.
 
Edhe pse situata aktualisht është nën kontroll, problemi i përmbytjeve në fshatin Domaj është evident dhe një pjesë e familjeve janë larguar nga vendbanimi.

Në Bashkinë Kukës, si pasojë e pakësimit të reshjeve, nuk janë krijuar probleme që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore apo objekte të tjera dhe akset rrugore janë të qarkullueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA