Parashikimi i BB: Rritje e zbehtë ekonomike

07/01/2016 14:30

Banka Botërore vlerëson se rimëkëmbja e ekononomisë shqiptare do të jetë e ngadaltë dhe rritja ekonomike nuk pritet të kalojë mbi 3.5 për qind as për tre vitet e ardhshme. Parashikimi pesimist vjen në raportin e fundit mbi Prespektivën e Ekonomisë Globale.

Sipas raportit për këtë vit, vlerësimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është ulur  në 3.4 për qind nga 3.5 që ishte parashikuar disa muaj më parë. Por më shumë se korrigjimi i lehtë me ulje për këtë vit, shqetësimi më i madh mbetet parashikimi për rritje mediokre thuajse në të gjithë horizontin afatmesëm.

Sipas dokumentit, rritja ekonomike e Shqipërisë do të fiksohet në 3.5 për qind për 2017-ën dhe 2018 ndryshe nga pritshmëritë e qeverisë, që pretendon se rritja do të kërcejë mbi katër përqind që vitin e ardhshëm.

Kriza globale duket se ka lënë pasoja afatgjata në ekonominë e vendit duke tronditur themelet dhe rrudhur potencialin e saj për t’u zhvilluar me ritme të shpejtë. Kufizimi i rritjes ekonomike në nivelin 3.5 për qind për të gjithë horizontin afatemesëm, nëse do të vërtetohet, paralajmëron një rimëkëmbje të ngadaltë të ekonomisë. Kjo do të kishte pasoja jo vetëm në rritjen e mirëqënies së familjeve por edhe sfidat sociale të vendit, që lidhen me zbutjen e varfërisë apo mbështetjen e sektorëve kyc.

Së bashku me FMN, Banka Botërore është duke e asistuar Shqipërinë në ndërtimin e një axhende të re ekonomike përmes ndihmës në disa sektorë kyc si energjia, financat apo mbrojtja sociale. Por vlerësimet e reja dhe zhvillimet e fundit zhgënjyese në ekonominë globale, paralajmërojnë se edhe vitet e ardhshëm do të jenë të vështirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA