Bulqizë, Drini kërcënon banorët

07/01/2016 10:55

Lumi Drin pranë Gjoricës në Bulqizë është rritur ndjeshëm dhe prurjet rrezikojnë të prishin argjinaturën mbrojtëse.

Dhjetra familje dhe një sipërfaqe e madhe toke bujqësore kërcënohen nga ujrat.

Në mbështetje të banorëve kanë shkuar forcat e ushtrisë.

Melaim Damzi, kryetar i Bashkisë së Bulqizës, tha: “Ka shumë reshje, gjithsesi nuk ka rrezik madhor për çarjen e digës. Po mbajmë situatën nën monitorim”.
 
Ndërsa prefektja e Dibrës, Donika Hysi, u shpreh: “Kanë ardhur forcat e ushtrisë në rast se do të ketë nevojë për evakuim të banorëve. Banorët janë njoftuar të qëndrojnë në gadishmëri”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA