Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski u ka bërë thirrje qytetarëve maqedonas që të lindin sa më shumë fëmijë.

Qeveria e tij ka ndërmarr masa për stimulim e lindshmërisë te nënat maqedonase. Gjatë vënies së gurthemelit të parë në një kopsht në Shkup, Gruevski ka premtuar se do vazhdojë stimulimi i familjeve për më shumë fëmijë.
 
“Politika jonë ka për qëllim lehtësimin dhe inkurajimin e prindërve për të patur më shumë fëmijë dhe për të zgjeruar familjet e tyre. Maqedonia duhet të lindë breza të rinj, vendi duhet të rinohet dhe të kemi kujt t’ja lëmë gjithçka që kemi ndërtuar sot”, ka thënë kryeministri Gruevski.
 
Gruevski pritet që së shpejti të ofrojë dorëheqje dhe t’i hapë rrugën formimit të qeverisë teknike, e cila do të duhet të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 24 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA