PD: Qeveria e nisi vitin me propagandë e mashtrime

05/01/2016 14:40

Partia Demokratike i ka quajtur propagandë dhe mashtrime deklarimet e ministrit të Transportit Edmond Haxhinasto dhe kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliajt.

Në një deklaratë për mediat PD shprehet se nuk ka nisur asjnë investim i ri, “dhe projektet e niusra kanë ndalur së zbatuari”.

“Për tu dukur sikur punojnë , Mondi dhe Eri, si Loli dh Coli u shfaqën mbi gërmadhat e një projekti i cili duhet të ishte drejt përfundimit. Por punët ecin me ritmin e breshkës sepse nuk ka lekë, sepse lekët që u mblidhen qytetarëve me taksat e rritura me çmimin e rritur të energjisë dhe të naftës, vidhen nga qeveritarët. 1.2 miliardë dollarë është shuma e parave të vjedhura në mbi një vit”, thuhet në deklaratën e PD-së.

PD thekson se janë marrë 700 milionë dollarë më shumë borxh, dhe nuk kanë asnjë investim të ri në rrugë, shkollë, apo spitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA