Handanovic rinovon me Interin. Zikaltër deri në vitin 2019

05/01/2016 14:35

Samir Handanoviç do të qëndrojë te Interi.

Portieri slloven rinovoi kontratën me klubin zikaltër, lajm që u zyrtarizua në një një konferencë për shtyp të vetë Handanoviçit, i cili ishte i shoqëruar nga trajneri Roberto Mançini.

Handanoviç, i cili u transferua te Interi në vitin 2012, e kishte kontratën deri në qershor të këtij viti, por me këtë rinovim portieri do të jetë i lidhur me klubin milanez edhe për 3 sezone të tjerë.

Top Channel