25-vjetori i “RD”, Berisha: Të arkivojmë në histori Edi Ramën

05/01/2016 19:00

Në 25-vjetorin e themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor pushtetin ekzekutiv për të penguar fjalën e lirë.

“Sot pas 25 viteve, me trishtim më duhet të them, përsëri fjala e lirë, mediat janë në një situatë kritike. Ka një përbindësh që përdor të gjithë fuqinë e ekzekutivit për të manipuluar, mposhtur, heshtur mediat dhe fjalën e lirë. Ka një përbindësh që ka krijuar tregun më të zi të fjalës. Ky përbindësh është Edi Rama”, tha Berisha.

Megjithatë, Berisha u shpreh optimist se në muajt në vazhdim, sipas tij, Rama do të marrë faturën që meriton.

“Kam besim që në muajt që vijnë do t’i japim atij faturën që meriton. Ta arkivojmë në koshin e plehrave të historisë”, tha ish-kreu i demokratëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA