Shfaqja në videorekrutimin e al-Shabaab, Trump nuk i jep rëndësi
04/01/2016 00:00
Kandidati republikan për Presidencialet në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump nuk i dha rëndësi shfaqjes së tij në një video rekrutimi të grupit ekstremist somalez, al-Shabaab.
Në video përdoren filmimet e Trumpit në një tubim fushate në Karolinën e Jugut, muajin e kaluar, duke lexuar një deklaratë, ku i bëhej thirrje qeverisë së Shteteve të Bashkuara të ndalonte myslimanët të hynin në vend.
Në një intervistë për televizionin “CBS” këtë të hënë, biznesmeni i mbrojti komentet e tij, duke i thënë intervistuesit se “jam i detyruar të them, atë që duhet thënë”, e duke kujtuar se al-Shabaab ka përdorur edhe njerëz të tjerë në videot e tij.
Top Channel