Rrëmben 24-vjeçaren që të ndryshojë kallëzimin, arrestohet

04/01/2016 10:50

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi për 5 ditë me radhë ka mbajtur në shtëpi një vajzë, me qëllim që të ndryshonte kallëzimin penal bërë ndaj djalit të tij.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Qazim Qazimaj nga Pojani i Korçës, akuzohet për rrëmbim personi.

Më 24 dhjetor të vitit që lamë pas, djali i tij Urimi, 23 vjeç ka rrëmbyer me qëllim shitjen në Maqedoni, të një 24-vjeçareje nga fshati Dobranj. Mësohet se ai e kishte shitur disa herë të renë në shtetin fqinj, kundrejt shumës prej 400 eurosh, veprim që do e bënte sërish në momentin e arrestimit.

Top Channel