Në ditën e fundit të këtij viti është përuruar një tjetër çerdhe e rindërtuar në Tiranë, në bashkëpunim me sipërmarrësit privatë.
“Më vjen shumë mirë që e mbyllim në Laprakë vitin tonë të punës. Ky ka qenë një vit i jashtëzakonshëm, plot me vështirësi, me sfida, por edhe një vit shumë i bukur. Besoj se vetëm kur ke vështirësi dhe sfida zbulon kush janë miqtë e vërtetë dhe për Bashkinë e Tiranës miqtë e vërtetë kanë qenë sipërmarrësit e qytetit tonë, të cilët iu përgjigjën thirrjes sonë për rikonstruktimin e 31 çerdheve”, u shpreh Veliaj.
Pas debatave të ngjeshura politike në Këshillin Bashkiak një ditë më parë, Veliaj tha se bashkia ka si kryefjalë të saj vetëm punën.
Në fund të këtij viti, Veliaj i ka uruar të gjithë punonjësit një vit të ri të mbarë.
Top Channel