Partia Demokratike, me anë të një deklarate të anëtares së Këshillit Bashkiak të Tiranës, Reila Bozdo, theksoi të enjten se “me një akt të turpshëm dhe të pastër korruptiv, Erion Veliaj vendosi dje të rrisë çmimin e biletës për qytetarët e Tiranës”.
“Zgjodhi si kusar mesnatën të fuste sërish duart në xhepat e qytetarëve dhe t’ju marrë dhe qindarkat e fundit që i kanë mbetur. 5.5 milionë dollarë më shumë në vit do t’i kushtojë qytetarëve të Tiranës rritja e çmimit të biletës në 33%, nga 300 në 400 lekë të vjetra”, u shpreh Bozdo.
“Kjo është një vjedhje e pastër dhe skemë korrupsioni e Erion Veliajt dhe disa bashkëpunëtorëve të tij të njohur për afera të pista korruptive në të shkuarën dhe do bashkëndahen mes Veliajt dhe bashkëpunëtorëve të tij. Qytetarët e mbajnë mend mashtruesin Veliaj se si doli vetëm 4 ditë më parë dhe premtoi se nuk do të ketë rritje të çmimit të biletës, madje ai do të drejtonte vetë dhe autobuzin dhe shërbimi nuk do të ndërpritej”, shtoi Bozdo.
Top Channel