Krujë, shpërthen granata në oborrin e një shtëpie

31/12/2015 09:15

Një granatë ka shpërthyer rreth mesnatës në shtëpinë e një 63-vjeçari në lagjen “Derede” të Krujës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se lënda plasëse ka shëprthyer në oborrin e shtëpisë së F. S. Fatmirësisht nuk ka pasur dëme materiale, por vetëm është thyer një xham i banesës.

Dyshohet se lënda plasëse ka qënë granatë. Në vendngjarjë kanë shkuar efektivët e policisë dhe njësia antieksploziv për të zbardhur ngjarjen e plotë.

Top Channel