Amnistia e fundvitit, fitojnë të dënuarit me shërbim prove

31/12/2015 15:10

Të gjithë ata persona që janë dënuar me shërbim prove nga gjykata deri në datë 30 nëntor 2015 përfitojnë nga amnistia e fundvitit. Të paktën ky është parashikimi sipas ligjit për dhënie amnistie, që pritet të botohet në fletoren zyrtare.

Nga përllogaritjet rezulton se janë gati 8 mijë të dënuar me dënime alternative në shërbim prove, të cilët përfshihen në efektet e këtij ligji. Ndërkohë që nuk përfitojnë nga amnistia ata të dënuar nën shërbim prove, për të cilët gjykata ka shpallur një vendim të tillë pas datës 30 nëntor 2015.

Llogaritet gjithashtu të amnistohen edhe 720 të dënuar që ndodhen në burgje.

Nga ana tjetër, për herë të parë për festimin e ndërrimit të viteve Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka pezulluar lejet shpërblyese për të dënuarit që i plotësonin kriteret. Ky urdhër do të jetë në fuqi deri në datën 7 janar 2016. Shkak për këtë urdhër është bërë shmangia e ngjarjeve kriminale sikurse ka ndodhur vitin e fundit, kur një i dënuar u qëllua me armë zjarri  teksa po kthehej nga shtëpia për në burg.

“Nisur nga këto problematika morëm edhe këtë vendim. Janë dhënë vetëm 2-3 leje të veçanta, për pjesën tjetër janë pezulluar lejet”, thotë drejtori i Burgjeve Artur Zoto.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA