Tiranë-Durrës, del nga rruga dhe përmbyset automjeti

30/12/2015 16:45

Një makinë ka dalë nga korsia dhe është përmbysur teksa udhëtonte në autostradën Tiranë-Durrës.

Lajmin e bëjnë të ditur burime pranë policisë rrugore, sipas të cilave nga incidenti ka marrë lëndime të lehta fizike drejtuesi i mjetit.

Burimet shtojnë se uniformat blu të mbërritura në vendin e ngjarjes kanë kryer hetimet paraprake dhe dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel