La Liga, Reali e mbyll me fitore 2015-n

30/12/2015 00:00

Cristiano Ronaldo ishte kryefjala e fundvitit ashtu siç pritej për Realin e Madridit, duke shkëlqyer në fushë e madje duke arritur edhe një rekord negativ personal.

Në javën e 17 të La Liga-s ekipi “merengues” vuajti, por arriti të fitojë 3-1 ndaj Sociadad në “Bernabeu”, me portugezin mes më të mirëve në tapet.

Në pjesën e parë protagonist ishte arbitri me dy penallti në favor të Realit, nga të cilat Ronaldo realizoi vetëm njërën. Për herë të parë me Realin e Madridit, luzitani gaboi nga pika e bardhë. Sociedad barazoi me Bruma, por në pjesën e dytë Ronaldo dhe Lucas e çuan rezultatin në 3-1 për vendasit.

Pas kësaj ndeshje, Reali shkon në kuotën e 36 pikëve, por kjo nuk i shmangu kontestimet në “Bernabeu”, mbi të gjitha ndaj trajnerit Benitez.

Top Channel