Meta dhe Klosi vizitojnë qendrën e kujdesit për fëmijët

29/12/2015 16:15

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vizituan qendrën e kujdesit ditor për fëmijët, “Shtëpia e Ngjyrave”.

Meta tha se, një nga meritat e kësaj qendre është se i ka shkëputur fëmijët nga rruga dhe ka ndërgjegjësuar edhe prindërit e tyre dhe ata vetë për të gjetur shpresë dhe shërbime te kjo shtëpi.

Për kreun e Kuvendit, kjo qendër është një shembull se si duhet të angazhohen të gjithë, në mënyrë që shtëpi të tilla, që sjellin shpresë, integrojnë fëmijët dhe i përgatisin ata për të ardhmen, të ketë edhe të tjera.

Ndërsa ministri Klosi bëri një apel sensibilizues për të gjithë qytetarët, për të referuar raste të tjera si e këtyre fëmijeve pranë institucioneve të përkujdesjes sociale dhe qendrave që ofrojnë këtë shërbim.

Meta vizitoi gjithashtu edhe zyrat e Linjës kombëtare të telefonit të ndihmës për fëmijët, “Alo 116”, një shërbim publik kombëtar informimi, këshillimi e referimi për fëmijët në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA