Raikkonen i sigurt: Do jem sërish në nivele të larta

28/12/2015 00:00

Kimi Raikkonen është i sigurt; në të ardhmen do të garojë në nivelet më të larta në Botërorin e Formula 1.

Piloti finlandez që nga momenti kur është kthyer te Ferrasri ka qenë i kritikuar për formën jo shumë të mirë të shfaqur në krahasim me  Alonson në fillim e më pas me Vettel. Por Raikkonen deklaron se e gjithë kjo është më shumë një percepsion i gabuar i njerëzve.

‘Nuk mendoj se në mënyrë të papritur u bëra një pilot më i ngadaltë, por dihet si mendojnë njerëzit në Formula 1.. Kur të fitoj ndonjë garë do të më thurin sërish elozhe, më pas në një garë tjetër do të paraqitem keq dhe do të vërshojnë kritikat’, tha tha Raikkonen në një intervistë për ESPN.

Megjithatë, Kimi Raikkonen nuk e mohon se viti 2015 nuk ishte shumë i shkëlqyer për të dhe këtë radhë,  fajin nuk e kishte makina.

‘Situata u përmirësua, por sezoni im nuk ishte i mirë-vijoi Raikkonen-kampionati paraardhës ishte më i mirë për mua. nuk është argëtuese të përjetosh momente të vështira. Pres që në të ardhmen të jem në nivele më të ;larta, kjo është ajo për të cilën po punojmë. Jam i sigurt se ndryshimet që po bëhen në makinë do të më ndihmojnë’.

Top Channel