Partizani, shkarkohet trajneri Sulejman Starova

28/12/2015 00:00

Partizani ka shkarkuar trajnerin Sulejman Starova, për shkak të rezultateve jo të mira në ndeshjet e fundit. Skuadra e Kategorisë Superiore bën të ditur se ai do të zëvendësohet nga italiani Andrea Agostinelli.

Një javë më parë, i ftuar në “Procesin Sportiv” në Top Channel presidenti i klubit, Gazmend Demi tha se “klubi i kuq” do të hyjë fuqishëm në merkaton e janarit.

Top Channel