Meta pret gazetarët: Vitin tjetër të raportoni për hapjen e negociatave

28/12/2015 15:55

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim gazetarët për t’i uruar për festat. Meta mbajti vetëm një fjalim të shkurtër ku përveç urimit tradicional, urimi i tij për 2016 u lidh me procesin integrues të vendit.

“Uroj që në 2016 gazetarët të raportojnë afrimin e vendit me BE-në, duke nënkuptuar me këtë hapjen e negociatave”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit veçoi gazetarët dhe kameramanët e terrenit në urimin e tij, për të cilët tha se me të drejtë në lajmet e tyre nuk kanë munguar kritikat.

Por, në fjalimin e shkurtër që mbajti, eta nuk harroi të urojë edhe ata që i ciloi si “gazetarët e opozitës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA