Shkodër, kapen 76 kg kanabis; arrestohen 3 persona

27/12/2015 10:20

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 persona me akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, në kuadër të një operacioni të koduar “Vuksanaj”.

Personat e vënë në pranga janë 41-vjeçari Binak Arra, 21-vjeçari Agostin Stenaj dhe 30-vjeçari Gjin Livalli.

Arrestimi i këtyre shtetasve u realizua në vijim të procedimit penal të vitit 2015 të Prokurorisë Shkodër, ku në vendin e quajtur Stom Golem, fusha e Aviacionit, u bë kapja dhe ndalimi i tyre me 76.5 kg kanabis sativa.

Top Channel