Ibrahimovic për PSG: Tani këtu gjërat janë më të lehta

26/12/2015 00:00

Paris Sën Zhermen është dominuesja e futbollit francez kjo edhe falë Zlatan Ibrahimovic, që ka dhënë një kontribut shumë të rëndësishëm në sukseset e kësaj skuadre.

Suedezi u transferua te kjo skuadër  në vitin 2012 për 20 milionë euro dhe në 150 ndeshjet e luajtura me të ka shënuar 120 gola duke fitura 3 tituj kampionë radhazi.

Në sezonin aktual, Paris Sën zhermen ende nuk ka pësuar asnjë humbje dhe diferenca me skuadrën e vendit të dytë është 19 pikë duke shkuar drejt titullit të katërt. Për Ibrahimovic e gjithë kjo është provë që vërteton se Paris Së zhermen është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit.

‘Ndihem shumë mirë-tha Ibrahimovic në një intervistë për faqen zyrtare të Paris Sën Zhermen-përpara se të vija këtu, e dija që do të kisha një sfidë të madhe përpara sepse ky klub donte të bënte dicka madhështore, të ndërtonte një klub të madh që të ishte mes më të mirëve. Në fillim gjithçka ishte në kuadrin e projektit. Më vjen mirë që erdhe në çastet kur nisi ky projekt të realizohej. Tani gjithçka është e vënë në vendin e vet duke e bërë më të lehtë ardhjen këtu. Çdo gjë po shkon shumë mirë dhe është me e lehtë të bësh detyrën tënde’, tha ai.

Aktualisht, Paris Sën Zhermen ndodhet në Katar për të zhvilluar fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit. Klubi parizien gjatë qëndrimit në këtë vend do të luajë edhe një ndeshje miqësore me Interin.

Top Channel