
Në çdo fund viti rrjetet televizive apo të përditshme të ndryshme publikojnë listën e futbollistëve që kanë spikatur më shumë gjatë 365 ditëve.
Një gjë e tillë padyshim ndodhi edhe këtë vit dhe ai që e përpiloi një listë të tillë ishte kanali britanik Sky. Ky i fundit ka përgatitur një klasifikim me 100 futbollistët më të mirë të 2015 duke u bazuar te pasimet e sakta, gjuajtjet në portë, triblimet, golat dhe të dhëna të tjera.
Në këtë pikë, ai që është në vendin e parë në listën e Sky është pikërisht Lionel Messi. Argjentinasi ka lënë pas në klasifikimin e veçantë të Sky, shokun e tij të skuadrës, brazilianin Neymar i renditur i dyti, ndërkohë që podiumin nuk e plotëson Cristiano Ronaldo, por sulmuesi i Paris Sën Zhermen, Zlatan Ibrahimovic, i gjendur në vendin e tretë.
Në fakt, mbajtësi në fuqi i Topit të Artë, Ronaldo, pozicionohet në vendin e pestë në renditjen e 100 më të mirëve të Sky, menjëherë pas futbollistit tjetër të Realit të Madridit James Rodriguez.
Renditja e kanalit televiziv Sky vijon me Luis Suarez, Rijad Mahrez dhe Mesut Ozil. Mes dhjetë futbollistëve të parë të këtij klasifiklimi shfaqen edhe emrat e Nolito i Celta Vigos dhe Aleksis Sanchez i Arsenalit.
Top Channel