“Sabiti” bëhet 12-vjeç, ditëlindjen do ta festojë në… Francë

25/12/2015 00:00

“Sabiti” feston 12-vjetorin, por dhuratën e mori para tre muajsh. Nëse nuk e dini se për kë bëhet fjalë, atëherë “Sabiti” është personazhi imagjinar që qëndron ne mes të logos se Tifozëve Kuq e Zi, ai shqiptari me muskuj dhe shumë krenar, me një top gjysmë të çarë në duart e tij, ose me një flamur në dorë si në rastin e fotos së sipërme.

Duke qenë se “Sabitit” i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe ka qenë në shumë stadiume të botës, atëherë verën e ardhshme do të jetë në Francë, por kësaj radhe për të bërtitur fortë për Kombëtaren që do të luajë Europianin e saj të parë.

Më 25 dhjetor 2003 u themelua tifogrupi që do t’i qëndronte përkrah Kombëtares shqiptare me emrin “Tifozat Kuq e Zi”. Në 12 vite të ekzistimit të tyre, ata kanë qenë kudo dhe këtë vit janë më të lumtur se kurrë pas kualifikimit të Shqipërisë në finalet e Europainit.

“Vazhdojmë me të njëjtin pasion dhe dëshirë në përkrahje të dy ngjyrave më të bukura mbi dhe’”, ka qenë shkurt postimi i tifogrupit në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Gjatë këtyre 12-viteve, TKZ është rritur jashtëzakonisht shumë duke grumbulluar rreth vetes shqiptarë jo vetëm nga trojet etnike, por nga e gjithë bota, duke forcuar radhët e saj çdo ditë e më shumë.

Top Channel