“Gatuaj një pjatë më shumë”, nismës i përgjigjen 1500 qytetarë

25/12/2015 00:00

1500 qytetarë, me ndihmën e sipërmarrjeve, iu përgjigjën nismës “Gatuaj një pjatë më shumë”, duke dhuruar 1500 vakte për shtresat në nevojë dhe të pastreha.

200 aktivistë janë angazhuar në ditën e Krishtlindjes të shpërndajnë këto ushqime pranë qytetarëve që jetojnë në zonat e Sharrës, Tufinës, Kombinatit apo Uzinës së Traktorit. Ndërsa në sheshin para Presidencës, aty ku mblidhen dhuratat, ku u gatua dhe u bë paketimi, është shtruar një tjetër drekë për qytetarët, kryesisht fëmijë të qendrave komunitare dhe ditore.

“Nuk janë vetëm 1000 pjata por një mesazh i qytetarëve që ndihmojnë qytetarët, më shumë se ushqim janë të rinj që po qëndrojnë me fëmijët, të moshuarit…”, tha aktivisti Ened Mato.

Nisma është përqafuar edhe nga qytete të tjera si Elbasani, Vlora, Durrësi, Fieri dhe Shkodra, ku aktivistët u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë ata që e kanë të pamundur të festojnë si të gjithë të tjerët për shkak të varfërisë.

Top Channel