Dita e gatimit tradicional në Berat

25/12/2015 12:25

Tashmë, data 24 dhjetor do të cilësohet si një datë e veçantë për historikun tradicional, atë të gatimit. Si një qytet që ruan çdo traditë në kulturë, Berati ruan edhe një tjetër traditë, atë të gatimit.

Berati shquhet për kulinari tepër të veçantë, gatime të trashëguara në vite të cilat shoqërojnë tryezat në festa apo gatime që janë karakteristikë vetëm e këtij qyteti.

Berati shquhet për gatime të shijshme, duke filluar nga ato më të thjeshta deri tek ëmbëlsira të veçanta. Panairi ka si qëllim të sjellë traditën e gatimeve pranë qytetarëve. Gatimet janë nga më të larmishmet, por epiqendra e gatimit është përsheshi me gjelin e detit.

Në këtë panair të gatimit tradicional kanë qenë të pranshëm prefekti i qytetit, Fadil Nasufi, kreu i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, dhe përfaqësues nga Amabasada Ruse, qytetarë, biznesmenë etj.

Gjithçka është servirur e përgatitur me kujdes nga kuzhinierë të talentuar, ku në qendër ka qënë gjeli i detit si dhe kulaçi.

Top Channel