Berlusconi tallet me Mihajlovicin

25/12/2015 11:20

Silvio Berlusconi i ka lëshuar një tjetër “thumb” Sinisa Mihajlovicit. Presidenti i Milanit, duke i folur djemve të komunitetit terapeutik të Triviljanos, i tha atyre: “Jeni me fat që keni një trajner si At Matteo”.

Një deklaratë inkurajuese për të rinjtë, por shumë e hidhur për trajnerin serb.

“E di që të dielën takuat lojtarët e Milanit para ndeshjes me Frozinonen. Shpresoj që t’i keni thënë si fitohet”, shtoi Berlusconi.

Në Frozinone Milani fitoi, por numri 1 i klubit duket se nuk është aspak i kënaqur me ecurinë e kuqezinjve. Me rinisjen e Serisë A, duhen performanca të tjera për të bindur Berlusconin.

Top Channel