Reforma në drejtësi, Meta falenderon Komisionin e Venecias
24/12/2015 15:10
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër falenderimi presidentit të Komisionit të Venecias, për angazhimin e këtij institucioni për reformën në drejtësi.
“Shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit me Komisionin e Venecias. Kjo reformë duhet të jetë e mbështetur në standardet më të mira ndërkombëtare”, thotë Meta në letrën dërguar zotit Buquicchio.
Partneri i koalicionit qeverisës nënvizon se, “vlerësimet e Komisionit të Venecias do të jenë udhërrëfyes për paketën kushtetuese”.
“Paketë që do t’i përgjigjet cilësisht nevojave që ka shoqëria shqiptare për reformën në drejtësi”, shprehet më tej Meta.
Top Channel