Kokainë në Elbasan, arrestohet 32- vjeçari

24/12/2015 10:10

Policia e Elbasanit ka sekuestruar 23.5 gr kokainë, dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e Florenc Zaçes, 32 vjeç, krahas sasisë së drogës është gjetur dhe një peshore elektronike, si dhe 40 mijë lekë të reja.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për të dhëna të mëtejshme, teksa bën të ditur se ka nisur procedim penal edhe për një 31 -vjeçar nga Cërriku, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Zaçes.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel