Festat e fundvitit, rritet fluksi i emigrantëve në pikat kufitare

24/12/2015 00:00

Afrimi i festave të fundvitit kanë sjellë edhe shtimin e fluksit në pikën kufitare të Kapshticës. Për pasojë ditën e sotme fluksi ka qënë mjaft i madh në të dyja anët e pikës së kalimit kufitar qoftë në hyrje edhe në dalje.

Pavarësisht fluksit, radhët nuk kanë qënë të gjata dhe kalimi ka vijuar me vonesa të vogla disa minutëshe. Vetë pikat e kalimit kufitar për të shmangur rradhët e gjata kanë shtuar sportelet nga katër të tillë në shtatë për palën shqiptare dhe nga dy në katër për atë greke duke bërë që kalimi të ishte më i lehtë.

Pavarëisht fluksit edhe emigrantët shprehen të kënaqur nga mënyra sesi po punojnë punonjësit e pikës kufitare të Kapshticës.

Festat e fundvitit zakonisht sjellin një numër të madh emigrantësh që vijnë në Shqipëri për të festuar me familiaret e tyre por nuk janë të pakët edhe ata që zgjedhin shtetin fqinj për të festuar natën e ndërrimit të viteve.

Top Channel