Lajmi i fundit
Aksident i rëndë në Kroaci, mes të aksidentuarve dhe shqiptarë
Përplasja që shkaktoi aksidentit ka ndodhur mes një automjeti Volkswagen Caddy, i drejtuar nga një 22-vjeçar shqiptar, me status të përkohshëm në Kroaci, dhe një kamioni MAN i drejtuar nga një shofer boshnjak
Katër pasagjerë ndodheshin në bordin e Volkswagen Caddy drejtuar nga 22-vjeçari shqiptar.
Pasagjerët ishin tre shtetas shqiptarë të moshës 41, 43 dhe 45 vjeç, së bashku me një shtetas nepalez 26 vjeç
Aktualisht autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit. Raportet paraprake sugjerojnë faktorë të mundshëm si shpejtësia, kushtet e motit dhe gjendja mekanike e automjeteve

AP: Ndalimi i ngacmimit moral, për herë të parë në Kodin e Punës

24/12/2015 00:00

Për herë të parë në Kodin e Punës përcaktohet ndalimi i ngacmimit moral, një propozim ky i bërë nga Avokati i Popullit, Igli Totozani.

Duke vlerësuar ndryshimet e bëra në Kodin e Punës, z. Totozani shprehet se këto ndryshime janë sipas standardeve ndërkombëtare.

Avokati i Popullit ka rekomanduar edhe kalimin e barrës së provës tek punëdhënësi kur pretendohet diskriminimi në punë, si dhe përcaktimin e rasteve të shkeljeve disiplinore si pjesë të kontratës individuale të punës.

Avokati i Popullit ka sugjeruar përfshirjen për herë të parë në Kodin e Punës, të ndalimit të ngacmimit moral nga ana e punëdhënësit duke përfshirë disa garanci:

-Garantimi i sigurisë dhe i mbrojtjes së shëndetit mendor dhe fizik të punëmarrësve;

-Përfshirja e bilbilfryrësve (whitleblowers) në rastet e identifikimit të ngacmimeve morale të punonjësve;

-Barra e provës i takon punëdhënësit që të provojë se veprimet e tij nuk kishin për qëllim ngacmimin moral;

-Garancitë e punonjësve që denoncojnë raste të tilla që të mos kenë penalitete ose largime nga puna ose veprime diskriminuese.

Top Channel