Torino, gati 4 mln euro për Shkëlzen Gashin

23/12/2015 00:00

Në Zvicër janë të sigurtë, Shkëlzen Gashi do të largohet nga Baseli. E vetmja enigmë që ka mbetur të zgjidhet është se ku do të luajë nga janari sulmuesi shqiptar.

Me shumë mundësi, Gashi do të përfundojë në kampionatin italian, prej nga vijnë edhe shumë oferta. Përpos Lazios, Fiorentinës dhe Veronës, interesim për 27-vjeçarin ka shprehur edhe Torino.

Ish-skuadra e De Biasit është gati të paguajë 4 milionë euro për kartonin e dy herë golashënuesit më të mirë të Zvicrës, por që këtë vit po qëndron më shumë në stol.

Trajneri i Torinos, Ventura shikon Gashin si lojtarin ideal për të kompletuar krahët e sulmit, ndërsa oferta e tyre është e përafërt me shumën prej 4.5 milionë eurove që kërkon Baseli për numrin 11.

Gashi është bërë çështje në Zvicër për shkak të mosaktivizimit nga ane trajnerit Fischer. Sulmuesi kërkon të jetë në Francë me Shqipërinë verën e ardhshme, por për këtë duhet të ketë më shumë minuta në këmbë.

Top Channel