Tiranë, arrestohet 27-vjeçari i dyshuar për vrasje

23/12/2015 09:20

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 27-vjeçarit Elson (Gazmir) Daci, i dyshuar si autor i vrasjes së një shtetasi dhe plagosjes së një tjetri.

Arrestimi u bë i mundur rreth orës 23:30 të së martës, në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

27-vjeçari dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjes së Robert Kolaverit, ndodhur në Bathore në datë 4 nëntor të këtij viti.

Personit ju gjet dhe arma e kryerjes se krimit, pistoletë TT me 9 fishekë.

Top Channel