Pogradec, procedohet penalisht ish-punonjësi i ZRPP-së për shpërdorim detyre

23/12/2015 11:35

Me anë të një njoftimi për shtyp, Policia e Korçës ka bërë me dije se nga specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik-Financiar filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit me iniciale A.Z., 47 vjeç.

Procedimi ndaj tij filloi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi me iniciale L.D., 54 vjeç, banues në Pogradec, i cili deklaron se kur shtetasi A.Z. ka qenë me detyrë punonjës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Pogradec, gjatë viteve 2008-2013, ka kryer mbivendosje të pronës së shtetasit L.D. në lagjen nr. 1, në qytetin e Pogradecit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “shpërdorim i detyrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA