Gjykata pezullon ligjin e gjobave, vendimi pas ankesës së tregtarëve

23/12/2015 19:45

Gjykata kushtetuese pezulloi ligjin e procedurave tatimore, i i njohur rëndom si ligji i gjobave për shkak të masave të forta ndëshkuese ndaj biznesit.

Përmes një vendimi të posaccëm gjykata ka ndaluar zbatimin e draftit që kishte hyrë në fuqi në datë 12 dhjetor deri në në një vendim përfundimtar për këtë çështje.

Kjo do të thotë se nga ky moment shkeljet fiskale do të trajtohen sipas ligjit të mëparshëm të procedurave tatimore.

Vendimi i gjykatës kushtetuese vjen pas ankesës së shoqatës për mbrojtjen e tregtarëve dhe të tregut. Ligji i ri ashpërsonte deri në ekstrem masat ndëshkuese për shkeljet tatimore përtej parimeve të proporcionalitetit.

Ndër masat kryesore të tij ishin rritja me dhjetë herë e gjobave për mosdeklarim punonjësish për biznesin e vogël nga 50 në 500 mijë lekë.

Në po të njëtën masë sanskionohet edhe gjoba për moslëshim kuponi për kjëtë kategori biznesesh. Ndërsa për bizneset e mëdha që konstatoheshin me mall të pashoqëruar me dokumenta tatimor gjoba arrinte në 10 milionë lekë dhe në rast përsëritje subjekti cohej për ndjekje penale.

Qeveria e pati miratuar ligjin e ri të procedurave në kuadër të luftës së informalitetit. Që në fillim drafti u kundësrhtua fort nga bizneset dhe ekspertët për masa ekstreme të cilat mund të rrisnin arbitraritetin e administratës fiskale dhe presionin ndaj biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA