Qyteti i Beratit edhe këtë fundviti ka pothuajse të njëjtën pamje të një viti më parë. I njëjti dekor, të njëjtat ngjyra dhe pothuajse e njëjta infrastrukturë, ndërsa qytetarët duken tepër të lodhur dhe më të varfër se një vit më parë.
Kjo duket shumë qartë në dyqanet apo tregjet që ofrojnë shërbime për konsumatorin. Në sytë e tregtarëve shihet stresi që nuk ka shitje, ndërkohë që qytetarët shprehen se kaq janë mundësitë për të blerë.
Ndonëse çmimet e ushqimeve nuk kanë pësuar rritje (të paktën deri tani), qytetarët ankohen se mundësitë për të festuar i kanë më të pakëta. Në tregun e fruta-perimeve të lagjes “30 Vjetori” qytetarët mundohen të blejnë produktet bazë, ndërkohë që edhe pse shprehen se nuk ka rritje çmimesh, fuqia e tyre blerëse është e dobët.
Top Channel