AKU, aksion për sigurinë ushqimore në prag të festave

23/12/2015 14:10

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur një aksion në prag të festave të fundvitit në drejtim të sigurisë ushqimore.

Nga kontrollet e kryera ka rezultuar se shumë produkte, sidomos pije freskuese e alkoolike, tregtohen jashtë datës së skadencës.

Gjatë ditës së sotme u bë asgjësimi i mbi 1 ton pije të skaduara, të sekuestruara jo vetëm në pikat e tregtimit, por edhe në lokale. Drejtori i AKU-së tha se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Drejtoria e AKU-së Elbasan u ka bërë thirrje bizneseve të jenë të përgjegjshëm në aktivitetin e tyre, pasi do të merren masa për çdo subjekt që shkel ligjin duke rrezikuar shëndetin e konsumatorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA