Kadastra derë më derë në Himarë, Finiq dhe Leskovik, rreth 1500 banesa të evidentuara
Pas fakteve të paraqitura nga Marin Mema në “Shqipëria Tjetër”, në Top Channel, PDIU ka kërkuar nisjen e procedimit penal për nxitje të urrejtjes etnike.
Në një deklaratë për shtyp, PDIU e quan skandaloze dhe shokuese përdorimin e Universitetit të Gjirokastrës si vatër e propagandës antishqiptare.
“Ato vërtetojnë se shumëçka nuk po funksionon në institucionet e vendit tonë: dekanati dhe rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, që duhet të udhëhiqnin jetën akademike; Ministria e Arsimit që duhet t’i mbikqyrte dhe prokuroria e rrethit që duhet të niste procedim penal për nxitje të urrejtjes etnike. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u bën thirrje të gjithë përgjegjësve të mbajnë përgjegjësitë individuale”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.
Top Channel