Protesta e punëtorëve në Ballsh

22/12/2015 16:30

1200 punonjësit e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh protestuan duke kërkuar llogari për gjendjen në të cilën ndodhet vepra që i ka mbajtur me punë për vite të tëra.

Ata nuk kërkojnë vetëm pagat e prapambetura, por edhe vënien e uzinës në punë.

Me pankarta që thonë se uzina është jeta e tyre, protestuesit marshuan përgjatë qytetit të Ballshit, ku iu bashkuan edhe qytetarët. “Nuk do ta lëshojmë uzinën”, është njëra nga thirrjet e protestuesve drejtuar kryeministrit dhe ministrit të Energjitikës.

Protestuesit u ndalën përpara Bashkisë së Mallakastrës ku deklaruan se kjo potestë paqësore do të pasohet me bllokimin e autostradës Levan-Tepelenë, derisa uzina të vendoset në punë.

Kombinati i përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka ndalur punën prej muajit gusht, kur kompanisë azerbaxhanase pronare e uzinës iu bllokuan llogaritë bankare për shkak të taksave të papaguara.

Përpara ndaljes së aktivitetit, uzina përpunonte 3000 ton naftë në 24 orë, ndërsa kishte filluar të prodhonte edhe bitum.

Që prej muajit gusht punëtorët vazhdojnë të paraqiten në punë, por nuk janë paguar.

Top Channel