Prandelli, trajneri i ri i Zenitit?

22/12/2015 00:00

Cesare Prandelli shumë shpejt do t’i rikthehet rolit të trajnerit.

Ish-tekniku i përfaqësueses italiane duket se do të përjetojë një aventurë të re në kampionatin rus, pikërisht te Zenit.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ruse “Izvestia”, sipas së cilës, Prandelli do të zëvendësojë te kjo skuadër, portugezin Andre Villas Boas i cili do të largohet nga kjo skuadër.

Top Channel