Mësuesit nënshkruajnë kontratën kolektive të punës

22/12/2015 00:00

Pas 11 muajsh Konfederata e Sindikatave të Pavaruara ka nënshkruar kontratën kolektive për 35 mijë mësues me ministrinë e Arsimit.

“Shpërblimi vjetor është një shpërblim i fituar me lëvizjen sindikale që në vitin 1999, pavarësisht nga format e këtij shpërblimi. Që nga viti 2006 është një shpërblim vjetor prej 10 mijë lekësh të reja. Ministria e Arsimit e ka të gjithë fondin prej 4400 milionë lekësh të paprekur. Pritet vetëm autorizimi nga qeveria, që kjo të çelet për mësuesit”, tha Xhaferr Dobrushi.

Gjatë tre viteve të fundit mësuesit nuk e kanë marrë pagën e 13 ndaj një ndër kushtet e dy sindikatave ka qënë që të respektohet kjo e drejtë e tyre. Në kontratë është sanksionuar që punëdhënësit të rrisin pagat jo më pak se dyfishi i inflacionit të shpallur.

Top Channel