Korçë, pranga të shumërkuarit për vrasje

22/12/2015 12:55

Agjentë të sektorit të krimeve të rënda në Drejtorinë e Policisë së Korçës kanë bërë të mundur në orët e fundit arrestimin e një shtetasi të shumëkërkuar për vrasje.

Sipas një njoftimi për shtyp, në pranga ka përfunduar shtetasi Aurel Ramo, i dënuar në mungesë nga Gjykata e Korçës me 15 vjet burg për “vrasje me dashje”, të kryer në bashkëpunim.

26-vjeçari Ramo, sipas burimit, pas një konflikti të nisur për motive të dobëta ka vrarë me thikë në shenjë hakmarrjeje shtetasin me inicialet E.M, në vitin 2010 në Greqi.

Arrestimi i tij është bërë në fshatin Mborje, ku fshihej prej kohësh nga autoritetet, saktësohet më tej në njoftimin për shtyp.

Top Channel