Braktisi pacientin, pranga për shpërdorim detyre infermierit

22/12/2015 11:50

Agjentë të policisë së Lezhës kanë vënë në pranga në orët e fundit një infermier të spitalit të këtij qarku, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, infermieri 31-vjeçar është arrestuar për neglizhencë gjatë kujdesjes për një pacient të sëmurë rëndë.

Sipas njoftimit, teksa po transportohej nga spitali i Lezhës drejt QSUT-së në Tiranë, shtetasi Klodian Dushkaj nuk ka qëndruar pranë të sëmurit, por është vendosur tek sedilja përkrah shoferit.

I lënë pa kujdesje, pacienti 78-vjeçar me inicialet G.B ka ndërruar jetë.

Në njoftimin për shtyp saktësohet më tej se materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme.

Top Channel