Avokati i Popullit përshëndet punën e Bashkisë së Mirditës ndaj komunitetit rom

22/12/2015 19:45

Avokati i Popullit, Igli Totozani, vlerëson punën e bërë nga Bashkia Mirditë për rikonstruksionin e 15 banesave të komunitetit rom dhe egjiptian, si dhe kontributin dhe angazhimin personal të ministres së Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, për këtë çështje.

“Avokati i Popullit mbështet çdo iniciativë që i vjen në ndihmë grupeve të marxhinalizuara dhe në nevojë. Z. Totozani e konsideron si mjaft të rëndësishëm shtimin e  fondit për programin  e Përmirësimit të Kushteve të Banimit për Komunitetin Romë dhe Egjiptian në njësitë e qeverisjes vendore për vitin 2016 dhe nxit autoritetet që të materializojnë këto projekte”, lexohet në deklaratën për media të Avokatit të Popullit.

Më tej, deklarata shton se “Avokati i Popullit përsërit edhe një herë mesazhin drejtuar kryetarëve të bashkive në të gjithë Shqipërinë, që të trajtojnë me dhembshuri dhe të garantojnë vendstrehime në këto ditë të ftohta dimri, për të pastrehët dhe të pamundurit”.

Top Channel